Prezantim

Kompania VARDOULIS SHA, nisi rrugëtimin e vet në mes të viteve ‘80, me veprimtari tregtare në fushën e ambalazheve metalikë për baxhot (ose për industrinë ushqimore) dhe në vijim në prodhimin e lëndëve të para, të produkteve kimike për pastrim dhe sistemeve të pastrimit, të ambalazheve fleksibël; në prodhimin e produkteve ndihmëse për industrinë ushqimore dhe të pijeve, në rezervuarët e ngrirjes paraprake të qumështit dhe, së fundmi, në ambalazhet me material plastik për të gjitha degët e industrisë.

Emri i saj është identifikuar me sukses me cilësinë dhe objektivat e larta të ecurisë dhe zhvillimit. Me një rrjet të organizuar në mënyrë të përkryer të mbështetjes së shitjeve dhe tregtimit të produkteve zgjeron vijimisht veprimtarinë e vet tregtare duke hedhur në treg produkte të reja me synim gjithmonë cilësinë dhe risitë në treg.

Me seli të kompanisë në Greqinë Qendrore, në Trikala, në mjedise që janë pronë e kompanisë, në nyjën rrugore bazë të E65 që lidh akset më të rëndësishme rrugore (rruga Egnatia dhe rruga automobilistike Patra Athinë Thessaloniki). Kompania bashkërendon personelin e saj të kualifikuar përsosmërisht me produkte novatore cilësore dhe me rrjetin e organizuar të shitjeve dhe shpërndarjes duke vazhduar me konsekuencë dhe përgjegjësi ecurinë e saj.

Filozofia

Ecuri me garanci për cilësinë, në suportim dhe konsekuencën e kompanisë

Në kompaninë VARDOULIS SHA, objektivi dhe filozofia e saj ishte dhe mbetet përherë tregtimi i produkteve dhe ofrimi i shërbimeve me standarde të larta cilësie.
Përparësia jonë është plotësimi i garantuar i nevojave të bashkëpunëtorëve tanë, duke ruajtur kredibilitetin në çdo lemë të veprimtarisë sonë.

VARDOULIS SHA ju garanton:

  • Produkte të afta që të mbulojnë një gamë të gjerë aplikimesh dhe nevojash të industrisë.
  • Shërbim korrekt dhe të drejtpërdrejtë për të gjithë bashkëpunëtorët tanë.

Flota e automjeteve tanë mbulon nevojat e klientëve tanë për transportin dhe shpërndarjen e produkteve tona në të gjithë Greqinë.

NA NDIQNI

social 1social 2social 4linkedin

 

CERTIFIKIMET

isoalone2   certifications

 

NEWSLETTER

Regjsitrohuni në newsletter-in tonë

Powered by ChronoForms - ChronoEngine.com

KONTAKTI

location alt 20Km. i 4-t Rruga periferike Trikala - Larisa
KP 198, 421 00 - Trikala

phone 20+30 24310 75144, 76515

fax+30 24310 31185

if email 48675vardco@otenet.gr