Ambalazh i cili është unik si dhe produkti i juaj.
Si mund të shtosh shitjet e produkteve të tua? Është mjaft e lehtë, me një plan të veçantë ambalazhimi! Ambalazh unik që u krijua posaçërisht për produktin tuaj për atraksion klientësh për t’i nxitur ata që të furnizohen me të. Jokey bën projektin dhe dekoracionin e ambalazhit tuaj plastik posaçërisht sipas idesë suaj dhe sipas planifikimit partnerial të logos suaj. Mund të bëjmë ambalazhin tuaj “ambasador” të markës suaj, duke transmetuar dhe ngjallur emocione dhe duke premtuar për cilësinë dhe vlerën e produktit. Ideimi i fuqishëm i ambalazhit i siguron markës suaj gjithë kujdesin që lypset kur të jetë vendosur në raft dhe fiton kështu vendin e parë në listën e blerësve potencialë.
Bota e ideimit të ambalazhit.
Ideimi i veçantë i ambalazhit është një koordinim i suksesshëm elementësh të ndryshëm. Në Jokey, çdo optikë krijuese është e hapur për ju. Punojmë vijimisht mbi evoluimet e fundit të ambalazhit dhe të dekoracionit. Mund të prodhohet çdo lloj skeme me teknikën Inject, me çdo ngjyrë dhe motiv të imazhit. Në rast se e dëshironi, mund të krijojmë ambalazhin tuaj me material riciklues.
Mund t’ju ofrojmë sot, risitë e së nesërmes.