Ambalazh i cili është unik si dhe produkti i juaj. 

Si mund të shtosh shitjet e produkteve të tua? Është mjaft e lehtë, me një plan të veçantë ambalazhimi! Ambalazh unik që u krijua posaçërisht për produktin tuaj për atraksion klientësh për t’i nxitur ata që të furnizohen me të. Jokey bën projektin dhe dekoracionin e ambalazhit tuaj plastik posaçërisht sipas idesë suaj dhe sipas planifikimit partnerial të logos suaj. Mund të bëjmë ambalazhin tuaj “ambasador” të markës suaj, duke transmetuar dhe ngjallur emocione dhe duke premtuar për cilësinë dhe vlerën e produktit. Ideimi i fuqishëm i ambalazhit i siguron markës suaj gjithë kujdesin që lypset kur të jetë vendosur në raft dhe fiton kështu vendin e parë në listën e blerësve potencialë. 

 

Bota e ideimit të ambalazhit.

Ideimi i veçantë i ambalazhit është një koordinim i suksesshëm elementësh të ndryshëm. Në Jokey, çdo optikë krijuese është e hapur për ju. Punojmë vijimisht mbi evoluimet e fundit të ambalazhit dhe të dekoracionit. Mund të prodhohet çdo lloj skeme me teknikën Inject, me çdo ngjyrë dhe motiv të imazhit. Në rast se e dëshironi, mund të krijojmë ambalazhin tuaj me material riciklues. 

Mund t’ju ofrojmë sot, risitë e së nesërmes.

Me më shumë vizitorë nga çdo herë tjetër u mbyll ekspozita e ushqimeve dhe pijeve Food Expo 2018, dhe 98% e vizitorëve deklarojnë se do të vizitojnë ekspozitën dhe vitin e ardhëm. 

Kompania jonë Vardoulis SHA vizitoi shumë pavijone dhe la përshtypje nga më pozitivet.

Të veçanta ishin prezencat e bashkëpunëtorëve dhe klientëve tanë, sepse edhe një herë tjetër kompania jonë u ndodh në krahë të prodhuesve grekë dhe bashkëbisedoi me ta për evoluimet në fushën e prodhimeve të qumështit dhe të djathit, por dhe për të përforcuar klimën e përgjithshme të ekstroversivitetit të cilën dëshirojnë kompanitë greke. 

Veprimtaria në fushën e prodhimit të djathit në Greqi përbën një nga degët më fitimprurëse dhe, paralelisht, një letër të fortë financiare për zhvillimin e industrisë dhe ekonomisë së vendit. 

Funksionojnë më shumë se gjashtëqind baxho të mëdha dhe të vogla që mbulojnë 50% të nevojave të tregut të brendshëm.

Cilësia e produkteve greke të bulmetit është e njohur në botë. Prodhojmë lloje djathi me emërtim të mbrojtur të prejardhjes dhe tregues të mbrojtur gjeografikë, ndërsa djathi grek (feta) është një nga produktet më me zë të eksportit në më shumë se gjashtëdhjetë vende të botës. 

Një cilësi themelore për promovimin e përshtatshëm të produkteve në fushën e prodhimit të djathit, është mbulimi i nevojave për çdo kategori klientësh, duke marrë parasysh faktorin ekonomik, ushqimor dhe të moshës.

Në fushën e prodhimit të djathit realizohet një studim me veprimtari novatore i cili ka sjellë rezultate pozitive deri sot, me zbatimin e praktikave te reja të prodhimit të produkteve të reja. 

Prodhuesit grekë të djathit mëtojnë një përqindje më të madhe në treg dhe vigjilojnë, duke kërkuar mënyra të reja zgjerimi dhe klientë të rinj, me merak për prodhimin e djathit dhe zhvillimin e mëtejshëm të procesit prodhues. 

Kusht për zhvillimin është rinovimi nga njëra anë i pajisjeve mekanike, ashtu dhe përdorimi i lëndës së parë me cilësi të shkëlqyer.

Arritja e këtij zhvillimi, kërkon një bashkëpunëtor kredibël, i cili mund të japë njohuri, këshilla të vlefshme si dhe produktet e përshtatshme për të përmirësuar prodhimin e lëndës së parë dhe njësive të prodhimit të djathit. 

Kompania Vardoulis SHA përbën frymëzim për degën e prodhimit të djathit, duke sjellë ide të reja dhe të freskëta, dhe në të njëjtën kohë merr pjesë energjikisht në ekspozita në Greqi dhe jashtë Greqisë.

Me një histori që zë fill në vitet ‘80, dhe me një seri produktesh të evoluuar, grupi i cili fillimisht ushtroi veprimtari tregtare në fushën e ambalazheve metalikë për baxhot dhe në vijim në fushën e lëndëve të para, të produkteve kimike të pastrimit dhe sistemeve të pastrimit, në ambalazhet fleksibël, në prodhimin e produkteve ndihmëse për industrinë ushqimore dhe të pijeve, të rezervuarëve të ngrirjes paraprake të qumështit dhe, së fundmi, në ambalazhet me material plastik për të gjitha degët e industrisë.

Emri i kompanisë është identifikuar totalisht me objektivat ambiciozë të evoluimit dhe të zhvillimit.

Me një rrjet të organizuar në mënyrë të përkryer të mbështetjes së shitjeve dhe tregtimit të produkteve dhe me një personel punonjës tejet të kualifikuar zgjeron vijimisht veprimtarinë e vet tregtare duke hedhur në treg produkte të reja me synim gjithmonë cilësinë dhe risitë në treg.

Ecurinë e Vardoulis SHA e karakterizon garancia e cilësisë, mbështetja dhe konsekuenca profesionale. 

Me seli të kompanisë në Trikala, në mjedise që janë pronë e saj në nyjën kyçe të rrugëve automobilistike E65 Egnatia dhe Patra Athinë Thessaloniki, Vardoulis SΗA me garanci cilësinë e produkteve, në mbështetje dhe konsekuencë, ka një rrejt të organizuar në mënyrë të shkëlqyer për shitje dhe flotë automjetesh dhe mbulon nevojat për transportin dhe tregtimin e produkteve të saj në mbarë Greqinë. 

Ofrimi i produkteve dhe i shërbimeve me standarde të larta ruan kredibilitetin e kompanisë në çdo fushë të aktivitetit të saj tregtar ndërsa vet ajo garanton kontributin e pandërprerë mjetesh dhe mallrash, të përshtatshme për të mbuluar një gamë të gjerë aplikimesh dhe nevojash të industrisë.

"Dega e prodhimit të djathit në çdo kohë lidhet drejt për drejtë me lëndën e parë dhe mjeshtërinë e prodhimit. Kjo mjeshtëri evoluon në fillin e viteve dhe stafeta kalon nga një brez në tjetrin për përparimin dhe zhvillimin e saj".

Kjo punë, që kryhet nga njerëz me merak të mirëfilltë, thjeshtësohet dhe modernizohet ma kalimin e viteve, duke ndjekur rrjedhën e jetës. Gërshetimi i traditës me elementët modernë mund të arrihet tashmë vetëm me një bashkëpunëtor të mirë, i cili mund të dojë dhe të zhvillojë prodhimin në degën e prodhimit të bulmetit.

Kompania Vardoulis SHA është në pararojë në fushën e vet duke sjellë ide të reja, marrë parasysh edhe detajin më të vogël, i cili mund të bëjë ndryshimin. Tradita dhe historia e saj por edhe kualifikimi i përditshëm e ka klasifikuar këtë kompani në vendet e para në treg, por dhe në një nga bashkëpunëtorët më të aftë për ata që do të kërkojnë shërbimet e saj. 

 

NA NDIQNI

social 1social 2social 4linkedin

 

CERTIFIKIMET

isoalone2   certifications

 

NEWSLETTER

Regjsitrohuni në newsletter-in tonë

Powered by ChronoForms - ChronoEngine.com

KONTAKTI

location alt 20Km. i 4-t Rruga periferike Trikala - Larisa
KP 198, 421 00 - Trikala

phone 20+30 24310 75144, 76515

fax+30 24310 31185

if email 48675vardco@otenet.gr